thenewrebels!
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit thenewrebels

Join the forum, it's quick and easy

thenewrebels!
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit thenewrebels
thenewrebels!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
thenewrebels!

ky forum eshte per fansat e rrepit(T.B.A)


You are not connected. Please login or register

Shqiperia Gjate Luftes Se Dyte Boterore

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shqiperia Gjate Luftes Se Dyte Boterore Empty Shqiperia Gjate Luftes Se Dyte Boterore Sat Apr 10, 2010 8:24 pm

admin

admin
Admin

SHQIPeRIA GJATe LUFTeS Se DYTe BOTeRORE

Per Shqiperine, Lufta e Dyte Boterore nisi me te vertete kur ajo u pushtua nga Italia ne prill te vitit 1939. Italia jo vetem thjesht pushtoi Shqiperine, por ajo e ankesoi ate. Shqiperia trajtohej si koloni. Lufta kunder Italise nuk ishte thjesht nje levizje "rezistence", sikurse ne shumicen e vendeve te pushtuara te Europes, por nje lufte nacionalclirimtare. Vec kesaj, Italia e perdori Shqiperine si baze per te sulmuar Greqine me 1940. Gjate periudhes se pushtimit, Italia e njesoi territorin e Shqiperise se sotme me rajonin qe njihet si Kosova (tani gjendet ne Jugosllavine jugore, por shumica e popullsise jane shqiptare etnike), dhe me zonen ne Veri te Greqise, qe quhet cameri. Ky bashkim territorial, te cilit ndonjehere i referohen si "Shqiperia e Madhe", ndersa respektonte kufijte e Shqiperise etnike, shkaktonte gjithashtu probleme te medha me dy fqinjet tokesore te Shqiperise.

Partia Komuniste e Shqiperise u themelua ne ilegalitet ne Tirane, kryeqyteti i vendit, ne nentor te vitit 1941. Enver Hoxha, ate kohe 33-vjecar, u quajt kryetar i perkohshem i partise. PKSH u formua ne nje menyre teper te vecante, krejt ndryshe nga shumica e partive komuniste te Europes dhe shume ndryshe nga PK e Jugosllavise. Pike se pari, ajo u krijua pa pasur ndonje kontakt te njohur drejtperdrejte me Mosken. Ajo nuk ishte aspak "pjelle e Moskes". Se dyti, ajo pati aftesine te krijonte nje tradite te forte radikale midis inteligjences (ndryshe nga partite e shumices se vendeve te Ballkanit). Se treti, pjesa dermuese e udheheqesve ishin intelektuale te shtreses se mesme, te cilet ishin ndikuar me fort nga traditat intelektuale PERENDIMORE (i vetmi "proletar" ne kryesi ishte nje teneqexhi nga Korca, Koci Xoxe). Hoxha sillte me vete radikalizmin francez-si ate te iluminizmit, ashtu edhe versionin me te fundit te Frontit Popullor. Komandanti kryesor i ushtrise partizane, Mehmet Shehu, sillte pervojen e luftes civile ne Spanje dhe te internimit ne nje kamp te Frances, ku ai kishte hyre ne Partine Komuniste te Italise. Se fundi, Partia Komuniste e Shqiperise, njesoj si edhe ajo e Jugosllavise, u kalit permes nje lufte te ashper, gjate se ciles beri per vete masat e popullit1. Shqiptaret bene nje lufte qe ishte njeheresh edhe Lufte Nacionalclirimtare, edhe nje revolucion i vertete.

"Gjate dimrit te viteve 1941-42, veprimet e ndermarra kunder italianeve ishin te shkeputura e ne shkalle te vogel. Nga ana tjeter, per shkak te terrenit malor dhe tradites luftarake te vendasve, italianet munden te vinin nen kontroll vetem qytete kryesore dhe rruget kryesore te komunikacionit. Aty nga shtatori i vitit 1942, PKSH e ndjente se kishte aq forca sa te organizonte nje konference ne fshatin peze, vetem 18 kilometra larg Tiranes, ne te cilen ajo ftoi edhe perfaqesues nga forcat e tjera politike, me konservatore, me synimin qe te krijonte nje front te gjere e te bashkuar. Ky front u krijuar dhe u quajt Fronti Nacionalclilrimtar, zakonisht i permendur me inicialet ne shqip LNc (Levizja Nacional clirimtare). Ky Front vazhdoi nje vit, kohe gjate se ciles te gjitha aksionet kunder italianeve u kryen vetem nga Komunistet dhe forca e ketyre u rrit se tepermi, sidomos ne Shqiperine e Jugut e ate te Mesme.

_____________
1 Deshmi prekese e te pakundershtueshme mbi popullaritetin e partizaneve mund te gjenden ne librin H. W. Tilman "When Men and Mountains Meet" (1946), p.sh. /Levizja Nc perfshinte njerez te te gjitha klasave, bindjeve politike dhe feve dhe mese tre te katertat e popullit ne Shqiperine e Jugut, (f. 108).

_____________
Ne Veri te vendit, bajraktaret kryesisht myslimane vazhduan ta ruanin influencen qe kishin ne trevat e tyre gjate tere periudhes se pushtimit italian. Disa bashkepunuan hapur me pushtuesit. Disa u lidhen (njefarsoj) pas Ballit Kombetar, nje grupim jo-monarkist ky, qe pak u perpoq te perplasej me italianet e shpejt zuri te binte ne ujdi me ta.

Ne korrik 1943, mbi bazen e njesive luftarake ekzistuese, u krijua nje Ushtri Nacionalclirimtare. Nderkaq, tensioni ndermjet komunisteve dhe Ballit ishte acaruar dhe lufta civile dukej ne prag. Me 1 dhe 2 gusht 1943, Komunistet ftuan Ballin ne nje mledhje ne fshatin Mukje, afer Tiranes. Ketu u ra dakord:
1- te formohej nje front i perbashket rezistence kunder pushtuesit;
2. te krijohej nje shtet etnik shqiptar, qe te perfshinte Kosoven dhe camerine;
3- te zhvilloheshin zgjedhje te lira, mbas luftes.

Megjithate, pa kaluar nje jave nga nenshkrimi i marreveshjes se Mukjes, Hoxha i denoncoi edhe kete edhe delegatet qe e kishin nenshkruar. Ky episod i erret mund te thuhet me siguri se ka lidhje me ceshtjen e nderlikuar te marredhenieve midis Komunisteve shqiptare e atyre jugosllave ne ate kohe. Ka arsye te mendohet se jugosllavet do ta kene kundershtuar fort bashkimin e Kosoves me Shqiperine mbas luftes. Po keshtu, ata mund te kene pasur kundershtime ndaj vijes "se bute" qe Hoxha dukej se ndiqte ndaj Ballit Kombetar (jugosllavet, qe atekohe ndiqnin nje vije te ashper, duket do te kene dyshuar se Hoxha ishte nje liberal i rrezikshem1.

_____________
1 Lidhur me Mukjen, shih Prifti, libri i siperpermendur, f. 17-18; Krahaso Ramadan Marmellaku, "Albanian and the Albanians" (Londer 1975); ff 50-51; versioni zyrtar i Tiranes jepet ne Historine e PPSH dhe Hoxha SW, I si dhe AAT, f. 237-238.
_____________

Fill mbas denoncimit te marreveshjes se Mukjes, ngjane tri gjera. E para, Partizanet krijuan Brigaden e Pare Sulmuese me komandant Mehmet Shehun, ushtarakun me te zote qe kishin. E dyta, pak jave mbasi Hoxha e kishte denoncuar marreveshjen e Mukjes, njeri nga delegatet e LNc pjesmarres ne te, Abaz Kupi, bajraktar nga Veriu, u shkeput dhe krijoi nje levizje pro-Zogiste, Legalitetin. E treta, ne shtator Italia u dorezua para Aleateve. Rreth 15 000 trupa italiane u dorezuan te partizanet, ndersa 2 000 ushtare italiane u bashkuan me partizanet dhe formuan nje brigade me vete duke i vene emrin e Antonio Gramshit, marksist te shquar italian, i cili ishte me origjine shqiptare.

Vendin e italianeve shpejt e zune gjermanet, te cilet vendosen ne Shqiperi rreth 70 000 trupa (gati gjysma e tyre a me teper ishin dezertore nga Ushtria e Kuqe, shume syresh Myslimane nga Azia Qendrore). Gjate dimrit te viteve 1943-44, Balli dhe gjermanet ndermoren nje ofensive dhe u perpoqen t'i shfarosnin partizanet1. Megjithate, ne pranveren e vitit 1944, Partizanet munden te kalonin ne kundermesymje dhe aty nga fillimi i veres 1944, kur gjendja e rrugeve ishte permiresuar mbas vershimeve pranverore, partizanet kaluan ne nje lufte ne shkalle te gjere. Brenda me pas se gjysme viti, partizanet i thyen dy levizjet djathtiste shqiptare, cliruan krejt Veriun e Vendit dhe i shporren gjermanet. Me 29 nentor 1944, Komunistet shpallen clirimin e plote te Shqiperise.

_____________
1 Vezhgime interesante mbi politiken gjermane gjenden ne kujtimet e kryemisionarit te posacem politik per Ballkanin, Hermann Neubacher, "Sonderauftrag, Sudost 1940-1945: Bericht eines fliegenden Diplomaten" (Getingen, 1952, bot i dyte).

_____________
Marre nga libri iperkthyer ne Shqip dhe botuar ne vitin 1993: "SHQIPTARI DINAK"
Titulli i origjinalit: "THE ARTFUL ALBANIAN", nga JOHN HALLIDAY, botuar ne vitin 1986

https://thenewrebels.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi